red_shpk_korceFirma RED Shpk u krijua Tirane ne Tetor te vitit 2000 per te ofruar sherbim ne tregun e pjeseve te kembimit per kamione, autobuse dhe trailera.

Megjithese kapitali fillestar i investuar ishte shume modest, duke kombinuar punen e kualifikuar te stafit me cilesine e garantuar dhe eksperiencen shumevjecare te furnitoreve tane Gjermane, shume shpejt RED Shpk u identifikua ne treg si nje nga burimet me serioze te furnizimit me pjese kembimi per mjete te renda.

Mallrat tona prodhohen nga kompanite Gjermane me te shquara ne fushen e pjeseve te kembimit, shume prej te cilave jane lider ne kete biznes prej dhjetra vitesh dhe i tregtojne produktet e tyre ne mbare globin. Fale ketyre vlerave, sot pas shume vitesh pune intensive e profesionale ne ofrojme ne tregun shqiptar pjese kembimi per markat; Mercedes Benz, MAN, Volvo, Scania, Daf, Iveco, Renault si dhe per disa lloje te ndryshme trailerash.

Per t’ju pergjigjur sa me mire nevojave te tregut ne sot operojme me 5 filiale ne te gjithe vendin.

_MG_9352Ne ambientet tona prej rreth 1200 m2 magazinohen rreth 8000 artikuj per pothuajse te gjitha sistemet  kryesore te pjeseve si:

  • Suspensione (balestra, jastek ajri, amortizator, etj),
  • Sisteme Frenimi (ferrota, tambure e disqe freni, pompa freni, sofieta, etj),
  • Sisteme Elektrike (dinamo, motorrino, elektromanjete, etj),
  • Sisteme Drejtimi (paralel, koka paraleli, spinota avantreni, etj),
  • Sisteme Ajri (kompresore, valvola ajri, tuba, etj),
  • Pjese freksioni (disqe, specidisqe, sofieta freksioni, etj),
  • Pjese per sisteme hidraulike (Hyva, Meiller Kipper, etj).
  • Pjese per riparimin e pompave te naftes per vetura dhe kamione.
  • Vegla pune cilesore dhe additive profesional te kompanise BERNER, etj.

Nga Janari 2014, prane servisit tone ne Autostraden Vore Tirane KM 1, ne ofrojme edhe sherbime riparimi dhe mirmbajtjeje per Kamiona, Autobusa dhe trailera. Ne ofrojme sherbime per sistem frenimi, sistem te suspensionit dhe nivelimit, diagnoza elektronike dhe riparim i freksioneve, si dhe kryerja e sherbimeve periodike. Nje vlere e shtuar eshte edhe instalimi apo riparimi i sistemeve hidraulike vetshkarkuese, pedanave, etj. Servisi yne garanton nje cilesi te larte sherbimi dhe eshte certifikuar nga Wabco si WABCO Service Partner, dhe nga HYVA per sistemet hidraulike.

Po ashtu firma jone organizon trainime te specializuara per diagnostifikimin elektronik te sistemeve te frenimit, ABS, EBS dhe EPC me staf te certifikuar nga WABCO.

Arsyet per te zgjedhur RED ALBANIA, si bashkepunetorin tuaj preferencial jane:

-Cilesia e garantuar e mallrave qe ne ofrojme;
-Cmimet shume te arsyeshme ne raport me cilesine qe ne ofrojme;
-Eksperienca e stafit tone dhe e bashkepunetoreve tane gjermane;
-Sherbimi profesional dhe vleresimi maksimal per klientet tane te nderuar;
-Termat fleksible te levrimit per kliente potenciale;

Misioni
Duke harmonizuar drejt vlerat profesionale me eksperiencen e furnitoreve tane te shquar, objektivi yne eshte te shnderrohemi ne nje distributor te shquar rajonal.

Vizioni
Respekti dhe vleresimi maksimal per klientet tane, plotesimi i kenaqshem i nevojave te tyre si dhe komunikimi e bashkepunimi i vazhdueshem me ta eshte garancia e e sigurte per rritjen tone te qendrueshme.