Red shpk ka nje experience shumvjecare ne importin dhe tregtimin ne tregun Shqiptar te pjeseve te kembimit per Kamiona, Autobuse dhe trailera. Mallrat tona prodhohen nga kompanite Gjermane me te shquara ne fushen e pjeseve te kembimit, shume prej te cilave jane lider ne kete biznes prej dhjetra vitesh dhe i tregtojne produktet e tyre ne mbare globin.
Aktualisht ne kemi 5 pika shitje me pakice, respektivisht ne Tirane, Durres, Korce, Vore (ne autostrade) dhe Fushe Kruje ndersa shitja me shumice behet ne magazinen tone kryesore ne Tirane. Cmimet e shumices ne i ofrojme per klientet tane ekskluzive ne rrethe, ndersa per Serviset dhe klientet potenciale ofrojme zbritje ne varesi te volumit te punes.
Servis i kualifikuar
Diagnoze me kompjuter origjinal
Ne servisin tone modern, ju ofrojme sherbime te specializuara per mjetin tuaj si: riparim apo mirmbajtje te sistemit te frenimit; diagnoze te sistemeve elektronike; nderrim filtra dhe vaji; riparime te sistemit te drejtimit; riparim te balestrave, amortizatoreve, jastekve te ajrit dhe te sistemit te freksionit. Nje tjeter sherbim i rendesishem eshte dhe mirmbajtja, instalimi apo riparimi i sistemeve hidraulike te kamioneve. Sherbimet ne servisin tone kryhen ne perputhje me procedurat dhe rekomandimet e prodhuesve te mjeteve dhe kombinuar me cilesine e mallrave qe ne ofrojme, na japin mundsine per te ofruar garanci 12 muaj per cdo riparim.
Me eksperiencen qe kemi, si dhe me ndihmen e programeve te ndryshme profesionale, ju informojme per frekuencen e nderrimit te mallrave te konsumit si filtra, vajra, rripa transmisioni, apo per kontrollet e nevojshme periodike qe rekomandohen per mirfunksionimin e mjetit Tuaj.
Po ashtu ju ndihmojme te identifikoni pjeset e kembimit si dhe ju sugjerojme menyren e gjetjes se tyre per pjeset qe nuk i kemi ne stok. Ne bashkepunim me firmat Wabco, Hella, DieselTechnic dhe Bergkraft mundesojme edhe porosi te shpejta te cilat mbrrijne ne destinacion me UPS apo DHL brenda 5 diteve pune pas pranimit te klientit.
Firma jone organizon trajnime brenda dhe jashte vendit, trainime te specializuara per njohjen dhe diagnostifikimin elektronik te sistemeve te frenimit, ABS, EBS dhe EPC me certifikate te leshuar nga WABCO, tranime per instalimin apo riparimin e sistemeve hidraulike me certificate te leshuar nga HYVA International,si dhe trainime per sistemet e takografeve dhe certifikate te leshuar nga VDO. Ne projektet ton ate ardheshme eshte edhe bashkepunimi me shkollat profesionale ne vend per te mundesuar kryerjen e praktikave mesimore te nxenesve prane servisit tone.